BallinaLajmePolicia konfirmon vjedhjen në Komoran, i dyshuari u kap teksa fshihej pranë...

Policia konfirmon vjedhjen në Komoran, i dyshuari u kap teksa fshihej pranë lumit

Të ngjajshme

Trump: Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre!

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth...

“Je shumë e bukur” – Rogerti ‘provokon’ Brikenën

Ditën e sotme Rogerti ka tentuar të diskutojë me...

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj...

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vjedhjes së rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshem në Komoran të Drenasit.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 19 mars 2026 rreth orës 05:10, ku një i dyshuar mashkull kosovar ka depërtuar në marketin ‘ETC’ dhe ka vjedhur 147 euro para metalike dhe cigare.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Burime të IndeksOnline brenda policisë bëjnë të ditur se i dyshuari nga komuna e Suharekes, kishte tentuar t’i shmangej arrestimit duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për një kohë ishte fshehur pranë lumit që është prapa objektit.

Ai është vërejtur nga zyrtarët policorë gjatë kontrollit të zonës dhe pas një ndjekjeje të shkurtër është arrestuar rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes. Rasti po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz