back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmePolicia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së...

Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës

Të ngjajshme

Ben Blushi zbulon titullin e librit të ri, quhet “Jam mysliman”

Autori i njohur, Ben Blushi, ka publikuar titullin e...

GOOOOOOOOOOL: Albian Hajdari tund portën e Leipzigut

Mbrojtësi kosovar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka realizuar golin...

Lladrovci: Tendenca për të më larguar nga PDK është e kotë

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Drenas, Ramiz Lladrovci ka...

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar gjetjen e personit të zhdukur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit.

Paraprakisht Policia kishte gjetur edhe veturën e braktisur në mal, gjë për të cilën edhe ka intervistuar personin e gjetur.

“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim , pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policor në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës”, ka thënë Hashani për Express.

Personi i raportuar i zhdukur ishte gjetur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim dhe i ishte dorëzuar policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz