Policia konfirmon: Dy të vdekur e tre të lënduar në Mushtisht
BILLI
Lexo edheHistoria më prekëse: Ai vdiq i vetëm por la pas diçka që do ta kujtoni gjithë jetën (Foto)
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa minutash në rrugën Suharekë-Mushtisht, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe kanë pësuar lëndime trupore tre të tjerë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline komandanti i njësisë së trafikut, Sabit Kabashi.

Lexo edheHistoria më prekëse: Ai vdiq i vetëm por la pas diçka që do ta kujtoni gjithë jetën (Foto)
“Sot rreth orës 13:40 në rrugën Suharekë-Mushtisht, në dalje të fshatit Dubravë e në hyrje të Mushtishtit ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, njeri me targa vendore e tjetri me të huaja. Si pasojë e aksidentit, dy viktima të moshës madhore në veturën me targa vendore kanë ndërruar jetë, që ishin familjar mes vete, si dhe kanë pësuar lëndime trupore dy fëmijë, por që janë jashtë rrezikut për jetë” , ka thënë Kabashi.
Kurse, në automjetin me targa të huaja, sipas Kabashit ka marr lëndime shoferi. Raportohet se të gjitha njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe prokurorin e shtetit. /Indeksonline/