Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
dp

Lexo edheRrëzimi i vinçit në kryeqytet, IQP reagon sërish: Po i zhvillojmë hetimet, nëse ka pasur shkelje të sigurisë në punë do të marrim masa

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka publikuar fotografitë e të dyshuarve me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Policia bën të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Policia u bënë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e personave në fotografi, t’i raportojnë ato në numrin 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, ose përmes adresës elektronike [email protected].

Lexo edheRrëzimi i vinçit në kryeqytet, IQP reagon sërish: Po i zhvillojmë hetimet, nëse ka pasur shkelje të sigurisë në punë do të marrim masa
Policia thekson se çdo informacion i ofruar nga qytetarët do të trajtohet me konfidencialitet.