back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje se si erdhi deri te vrasja dhe plagosjet në...

Policia jep detaje se si erdhi deri te vrasja dhe plagosjet në Lipjan

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur dje në mëngjës në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan. Në këtë përleshje janë përfshirë nëntë persona, një prej të cilëve ka vdekur. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga kjo përleshje kanë mbetur të plagosur pesë persona.

“Fsh. Hallaq i Madh, Lipjan 03.07.2020-07:17. Raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje nëntë persona të dy familjeve janë përfshirë në rrahje ku është përdorë edhe arma e zjarrit. Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar kishte marr plagë vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbet pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën përkujdesje të njësive policore”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë gëzhoja të fishekëve dhe një predhë e fishekut.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj të cilëve duke përfshirë edhe të dyshuarit e plagosur me vendim prokurori u ka caktuar masën e arrestit për 48 orë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj të cilëve duke përfshirë edhe të dyshuarit e plagosur me vendim prokurori u ka caktuar masën e arrestit për 48 orë, ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazerta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz