Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë
Një person është vrarë sonte rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Vererrnik në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka treguar për Express, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin mashkull, i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”.
Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Lexo edheKosnett betohet si ambasador i ri i SHBA’së në Kosovë
Më herët është raportuar se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.














