Policia jep detaje për vrasjen në Deçan, dorasi 18-vjeç

Sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri por si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Autor i vrasjes është djali i pronarit të kompanisë “Gogaj-ag”, Sh.G (18-vjeç). Në këtë kompani punonte viktima A.T (29-vjeç).
“Viktima A.T. (1989) fillimisht është dërguar ne QMF-Deçan por si pasoj e plagëve të rënda i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor viktima ka arritur pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë:, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lexo edheBabë e bir u aksidentuan mbrëmë në Veternik, kjo është gjendja e tyre
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje;”, thotë policia./Gazeta Express














