BallinaLajmePolicia jep detaje për kanosjen me bombë në Prishtinë

Policia jep detaje për kanosjen me bombë në Prishtinë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me alarmin për mjet shpërthyes në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në zyrën e pranimit të Këshillit Gjyqësor janë pranuar tre telefonata kërcënuese nga një person mashkull, i cili ka paralajmëruar vendosjen e mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të Kosovës, konkretisht Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.

Me të pranuar informatat Policia ka marr gjitha masat operative duke siguruar vendin e ngjarjes dhe evakuar gjithë personelin e Gjykatës Supreme dhe Këshillit Gjyqësor.

Poashtu janë kontrolluar edhe ndërtesat e këtyre institucioneve.

Nga të gjitha masat e marra Policia nuk ka gjetur mjet shpërthyes, dhe pas orës 15:00 ka liruar rrugën, njofton Policia e Kosovës.

Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se janë duke punuar për të identifikimin dhe arrestimin e personit dhe abonuesit të numrit i cili nepërmjet telefonit ka bërë kanosjen.

Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke kryer veprimet e nevojshme për të procedurat para drejtësisë kryesit e veprës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz