BallinaRegjionaleDrenasPolicia jep detaje për atentatin ndaj avokatit të Drenasit, Gazmend Halilaj

Policia jep detaje për atentatin ndaj avokatit të Drenasit, Gazmend Halilaj

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për GazetaBlic mbi rastin e sotëm të avokatit Gazmend Halilaj.

Nga Policia thanë se dy persona dyshohet të kenë sulmuar avokatin, i cili nga përleshja me ta është lënduar.

Nga vendi i ngjarjes po ashtu janë gjetur dy gëzhoja të armës, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi për Blic.

Ndryshe, ishte vet Halilaj i cili dha lajmin për atentatin ndaj tij, duke e shoqëruar me disa foto, në Facebook.

Ditë më parë, Halilaj kishte shkruar në Facebook se është ndjerë i frikësuar pas një kërcënimi, që sipas tij i është bërë nga kryetari i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku.

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nus në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz