BallinaLajmePolicia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

Policia jep detaje për aksidentin “Te Santea”, humb jetën këmbësori

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Një person i moshës 65 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë aksidentit të ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, te vendi i njohur “Te Santea”.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila ka thënë se viktima mashkull V.M ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, sipas saj, ngasësi i veturës E.B, 25 vjeç, është arrestuar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit lëndime tripore ka pësuar këmbësori V.M mashkull 65 vjeç i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25 vjeç, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora për Indeksonline.

Aksident te “Santea” në Prishtinë, dyshohet se ka të vdekur

Një aksident ka ndodhur te “Santea” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor të moshuar i cili në atë moment për dore kishte një vajzë të vogël.

Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend i moshuari, ndërsa fëmija që ishte me të ka shpëtuar.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me Policinë, mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e tyre./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz