Policia jep detaje për aksidentin në Pestovë, pesë të lënduar
BILLI

Lexo edhe“Do të isha ndier keq nëse ndonjë pjesëtar i UÇK-së nuk ka vrarë së paku një polic apo ushtar serb”

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë.
Këtë e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një traktor.
Lexo edhe“Do të isha ndier keq nëse ndonjë pjesëtar i UÇK-së nuk ka vrarë së paku një polic apo ushtar serb”
Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti.