back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePolicia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Bardhosh

Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Bardhosh

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Express, se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë e këtë aksidenti janë lënduar dy persona.

Rastin për Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona . Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka konfirmuar ai. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz