HomeLajmePolicia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Të ngjajshme

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit...

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski,...

Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se planifikon të japë...

Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Malishevë-Prishtinë.

Derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda u dërgua burri.

Lidhur me rastin u deklarua zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar, ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, ka deklaruar Rexhepi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz