Policia jep detaje për aksidentin fatal dje në Mazgit: Shoferi humbi kontrollin mbi kamion
dp

Lexo edhePolicia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia bëri të ditur se viktima mashkull derisa ka qenë duke e drejtuar kamionin/ automjetin transportues të betonit, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga automjeti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/

Lexo edhePolicia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit