back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaShqiptarePolicia e Shqipërisë në kërkim të dy radikalëve katolikë që thanë se...

Policia e Shqipërisë në kërkim të dy radikalëve katolikë që thanë se kosovarët do t’i rrjepin si serbi

Të ngjajshme

Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...

Zvicra do të mbajë referendum: Jo më shumë se 10 milionë banorë

Me sloganin “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”,...

Pse Edon Zhegrova “fsheh” të dashurën e tij nga publiku

Futbollisti i Kombëtares, Edon Zhegrova nuk është se ekspozon...

Policia në Shqipëri po i kërkon dy banorët e veriut të vendit të cilët kërcënuan turistët myslimanë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata dëgjohen duke thënë në video se “se do t’i rrjepin” kosovarët “ashtu sic u ka bërë serbi”.

Reagimi i plotë i Policisë në Shqipëri:

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.

Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz