Policia e rishpallë tenderin për furnizim me filtra të automjeteve
dp

Lexo edheMustafa kritikon Ramën për ngushtimin e rrugës te Xhamia e Llapit: Këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër

Policia e Kosovës ka shpallur sërish aktivitet të prokurimit për furnizimin me filtra për flotën e saj të automjeteve, me një vlerë të parashikuar prej 300 mijë euro.
Kontrata është publikuar më 30 korrik dhe parashikon furnizimin me filtra për automjete të markave të ndryshme që përdoren nga institucioni, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit, tenderi ka të bëjë me furnizimin me filtra për automjete të markave Škoda, Toyota, Golf, Opel, Mercedes, Sprinter, Peugeot, Ford, BMW, Mitsubishi dhe Dacia, ndërsa bëhet fjalë për një ritenderim të këtij aktiviteti të prokurimit.
Kontrata do të realizohet në formën e një marrëveshjeje kornizë me një operator ekonomik, me kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa furnizimet do të bëhen sipas nevojave të Policisë së Kosovës.

Lexo edheMustafa kritikon Ramën për ngushtimin e rrugës te Xhamia e Llapit: Këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër
Për operatorin ekonomik fitues është paraparë një siguri e ekzekutimit prej 30 mijë eurosh, ndërsa ofertuesit duhet të dorëzojnë edhe siguri të tenderit në vlerë prej 6 mijë euro.
Më poshtë detaje nga tenderi: