back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Të ngjajshme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar, Hajder (Petref) MUKAJ.

Sipas njoftimit, ai akuzohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikimin e vendndodhjes apo lokacionit të personit të dyshuar

Prishtinë, më 16 shtator 2025

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, më 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga Prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” ka bërë kërkesë për bashkëpunim per identifikimin e personit/va të dyshuar. Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar, i cili shihet në fotografi.

May be an image of one or more people and beard

Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz