Mbrëmë një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Syriganë të Skenderajt, transmeton Gazeta Drenica Press
Pas raportimeve mediale, lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën lokale të fshatit Syriganë të Skenderajt. Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit, i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rrugës, rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit i moshës rreth 42 vjeçar merr lëndime të rënda dhe si pasojë e lëndimeve ndërron jetë në Spitalin e Rajonal të Pejës”.
Lidhur me këtë rast, sot Policia e Kosovës në raportin zyrtar shkruan:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fshati Syriganë, Skenderaj 29.01.2019 – 15:50. Një mashkull K/Shqiptar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi traktori me të cilin po lëvizte është rrokullisur jashtë rrugës. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër që ishte në traktor i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. /Drenica Press/