Policia e Kosovës godet kontrabandën në Hodonovc të Kamenicës – sekuestrohen pjesë për traktorë mbi 5 mijë euro
dp

Lexo edheArrestohet një person në Kamenicë, po kontrabandonte mallra në vlerë mbi 5 mijë euro

Sipas njoftimit, njësitet e Policisë Kufitare, pas sigurimit të informatave operative dhe vëzhgimit përmes mjeteve teknike, kanë identifikuar aktivitet të dyshimtë në terren dhe kanë reaguar menjëherë, raporton lajmi.net
Si rezultat, është ndaluar një traktor që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Mjeti është ndalur në Hodonovc, ndërsa si i dyshuar është intervistuar drejtuesi i tij, një person me inicialet L.H. (1968).
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht pjesë për mjete bujqësore në vlerë mbi 5 mijë euro.

Lexo edheArrestohet një person në Kamenicë, po kontrabandonte mallra në vlerë mbi 5 mijë euro
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në vend./Lajmi.net/