Policia e Kosovës flet për vizitën e Thaçit në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit
03

Lexo edheKurti: Hashim Thaçi nuk dha kurrë asnjë cent për Luginën, andaj po mashtron për bashkim

Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.
Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar.

Lexo edheKurti: Hashim Thaçi nuk dha kurrë asnjë cent për Luginën, andaj po mashtron për bashkim
Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore..