BallinaSportPolicia e Kosovës arreston shtatë shikues të dhunshëm në palestrën e sporteve

Policia e Kosovës arreston shtatë shikues të dhunshëm në palestrën e sporteve

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona pasi vodhën një veturë pune në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë...

Milani e do nënshkrimin e ish-yllit të Romës

Milani po i jep përparësi ndërtimit të një bërthame...

Si u shpëtua piloti amerikan i zhdukur në Iran, operacioni që zgjati me orë të tëra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar shpëtimin e...

Gjilan: Arrestohet një person pasi ushtroi dhunë ndaj babait

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një...

Policia e Kosovës ka pranuar kërkesën nga FBK-ja dhe po ashtu nga klubi i basketbollit të Rahovecit, për të bërë sigurimin e lojës së basketbollit që do të zhvillohej sonte (01.03.2019) në qytetin e Rahovecit.  Policia ka përgatitur planin operativ dhe ka ndërmarrë masat e duhura për mbarëvajtjen e ndeshjes sportive në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë sportdashësit, shikuesit në palestra,  që të kenë sjellje dinjitoze dhe sportive, në të kundërtën policia në të gjitha rastet ku do të ketë huliganizëm dhe forma tjera të palejuara, do të intervenojë dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë si në këtë rast, do merren masat adekuate ligjore ndaj atyre që shkaktojnë skena të tilla të padëshiruara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz