back to top
Sunday, July 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia e ekipi i Kërkim-Shpëtimit në kërkim të të riut në Ujman,...

Policia e ekipi i Kërkim-Shpëtimit në kërkim të të riut në Ujman, ai nuk është gjetur ende

Të ngjajshme

Zjarre afër Vragolisë së Fushë Kosovës

Mbrëmjen e së dielës zjarre janë parë afër Vragolisë...

Me duar në gjoks, Ana sfidon ndjekësit me pozë të nxehtë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ka ngritur temperaturat me...

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

Vatikani i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të punojë në mënyrë...

Një 33 vjeçar, mërgimtar nga Suedia sot dyshohet se është hedhur nga Ura në Liqenin e Ujmanit, nga ku edhe nuk ka dal më.

Këtë për lajmi.net e kishte konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

“Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësit policore dhe emergjenca si dhe janë thirrë njësia e zhytësve”, tha Fejza për lajmi.net.

Në kërkimin e tij janë Policia e Kosovës, dhe shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur. Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Deri në këto momente, ai ende nuk është gjetur. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Petrit Fejza.

Kërkimi për të po vazhdon edhe në këto momente. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit