back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePolicia dhe Prokuroria nuk e thanë, por kryetari i Deçanit thotë se...

Policia dhe Prokuroria nuk e thanë, por kryetari i Deçanit thotë se Agonis Tetaj u nda nga jeta aksidentalisht

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Indeksonline ka raportuar sot për një person të vrarë në komunën e Deçanit.

Viktima në këtë rast ishte 29 vjeçari, Agonis Tetaj.

Lidhur me vrasjen e Agonisit, ka reaguar edhe i pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka thënë se tragjedia e ndodhur në familjen Tetaj, ka prekur të gjithë rëndë, transmeton Indeskonline.

Edhe pse Ramosaj e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Agonisit, si ‘aksidentale’ një gjë e tillë nuk u tha nga Policia e Kosovës apo nga Prokuroria.

Përveç kësaj, në njoftimin e policisë u bë e ditur se dorasi në këtë rast ishte një 18 vjeçar.

Postimi i plotë nga Ramosaj:

Aksidentalisht ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare Agonis (Isuf) Tetaj nga Lluka e Ulët.

Tragjedia që ka goditur familjen Tetaj, na ka prekur rënd të gjithëve.

Ngushëllime familjes Tetaj dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit.

P.S sinqerisht lus mediat dhe portalet që të jenë të kujdesshëm me këtë rast tejet të rëndë për familjen dhe për të gjithë ne.

Ngushëllime!

Me respekt

BR

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz