Policia dhe Dogana zbulojnë mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Bërnjak
dp

Lexo edheBërnjak: Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara, veturën e drejtonte një shtetas serb

Sipas njoftimit zyrtar, një veturë me targa serbe, e drejtuar nga një shtetas serb mashkull, është ndaluar për kontroll si automjet i dyshuar.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, në çantën e pasagjerit janë gjetur mjete monetare në euro dhe dinarë, me një shumë totale prej rreth 30 mijë euro. Prej tyre, 25 mijë e 515 euro kanë qenë në valutë euro, ndërsa pjesa tjetër në dinarë, me vlerë të përafërt prej rreth 4 mijë e 813 euro.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe se rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Lajmi.net/

Lexo edheBërnjak: Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara, veturën e drejtonte një shtetas serb