HomeLajmePolicia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit...

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Të ngjajshme

Incident në Zubin Potok: E fotografoi votën, ndërhyn policia

Një incident është raportuar se ka ndodhur në Zubin...

Llapi njofton largimin e lojtarit të tyre

KF Llapi ka njoftuar largimin e njërit prej lojtarëve...

Votimi me kusht, vetëm 44 qytetarë shfrytëzuan të drejtën në një shkollë të Klinës

Gazetarja Amantina Hasani raportoi nga Klina se atmosfera në...

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast kanosjeje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Policisë, pas pranimit të informacioneve për kanosjen e ndodhur disa ditë më parë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë çuar në bastisjen e dy lokacioneve në veri të vendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari për kanosjen është një mashkull kosovar i nacionalitetit serb, i cili dyshohet se aktualisht ndodhet jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit në terren, policia ka gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme. Në njërin lokacion janë sekuestruar tri armë, ndërsa në lokacionin tjetër një armë. Dy prej armëve rezultojnë të kenë qenë me leje, ndërsa dy të tjera pa leje.

Armët e gjetura janë sekuestruar nga njësitet kompetente policore, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në të gjithë territorin e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz