BallinaLajmePolicia arreston një “rebel”: Iku nga Obiliqi deri në veri, tri herë...

Policia arreston një “rebel”: Iku nga Obiliqi deri në veri, tri herë goditi veturën e policisë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte, njësitet policore kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në zonën e Obiliqit.

Megjithatë drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur dhe ka vazhduar më pas në drejtim të Vushtrrisë dhe më pas në Mitrovicë.

Përgjatë kësaj rruge, drejtuesi i automjetit në zonën e Mitrovicës ka goditur tre herë veturën policore që po e ndiqte.

Pas gjithë asaj rruge, Policia kishte arritur ta ndalte të njëjtin në fshatin Zupç, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, duke e arrestuar atë bashkë me tre pasagjerët.

Nga gjithë ky aksion kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policor dhe ndaj të arrestuarve  janë duke u zhvilluar procedura në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës së datës 07 shkurt 2026, një njësi policore ka tentuar të ndalojë një automjet në zonën e Obiliqit, mirëpo drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur ndaj sinjalizimeve dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.

Në koordinim me njesitet e Stacionit Policor te Obiliqit, ndjekja dhe per ta ndalur automjetin e dyshuar ka vazhduar nga Njësitë e trafikut rrugor të Mitrovicës së Jugut,  të cilet vazhdimisht kanë përdorur sinjalizime për ndalim. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ka goditur tri herë veturen policore qe ishte ne ndjekje.

Falë shkathtësisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë vepruar me qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shfrytëzuar një lokacion të përshtatshëm pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët.

Dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes, kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, shoferit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz