Polici turk qëllon kolegun dhe veten pas një zënke në aeroport
BILLI
Lexo edheU përpoq të bënte selfie përpara trenit që po afrohej, “prehet në copa”
Një polic turk e ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij dhe më vonë veten pas një grindjeje që e kanë pasur në një aeroport të Turqisë.
Mediet turke kanë raportuar se rasti ka ndodhur në Aeroportin e Kayeserit. Një agjenci private ka njoftuar se dy policët janë plagosur në këtë incident dhe ata janë dërguar në spital për t’u trajtuar.
Mediet lokale njoftuan se polici që e ka sulmuar kolegun provoi ta vrasë veten më pas. Policia ka marrë masa shtesë në këtë aeroport.

Lexo edheU përpoq të bënte selfie përpara trenit që po afrohej, “prehet në copa”
Një zyrtar policor, i identifikuar si Eyup B. është grindur me kolegun e tij, Ali A. Pas mosmarrëveshjes, ata kanë filluar të përleshen fizikisht, ndërsa njëri nga policët e ka nxjerrë armën zyrtare dhe e ka qëlluar tri herë kolegun e tij.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i emergjencës, kurse policia e ka rrethuar hapësirën ku ndodhi incidenti, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.