BallinaBotëPolici turk me lot në sy përpiqet të shpëtojë emigranten e vogël

Polici turk me lot në sy përpiqet të shpëtojë emigranten e vogël

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Një polic trafiku në Turqi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve gjatë reanimacionit të një vajze shtatëvjeçare pa shenja jete, të cilën me të gjitha forcat vrapoi për ta dërguar në një ambulancë në largësi 100 metra pas katastrofës së një motoskafi me migrantë në ujërat e Bodrumit të Turqisë në të cilën jetën humbën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Harun Kılıçoğlu, baba i dy fëmijëve i punësuar në Departamentin e Regjistrave të Trafikut në Policinë e Bodrumit, qytet në provincën Muğla, shkoi në vendin e ngjarjes pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë nga ana e qytetarëve, ndërsa me shpejtësi mori në krahë një vogëlushe të nxjerrë pa shenja jete nga deti dhe u përpoq me të gjitha forcat ta dërgonte sa më shpejtë deri tek ekipet shëndetësore.

Kılıçoğlu, i cili vrapoi 100 metra deri te ekipet shëndetësore në rripin bregdetar në një ngjarje të shoqëruar përplot me emocione, dha të gjitha përpjekjet e tij për ta shpëtuar vajzën.

“A ka punonjës shëndetësor? Të shpejtojmë! Le të vijnë punonjësit shëndetësor”, thërriste polici turk duke vrapuar me vogëlushen në krahët e tij.

Gazetari i AA-së ndoqi në tërësi veprimin e policit Kılıçoğlu, i cili përcolli me lot në sy përpjekjet e reanimacionit të shtatëvjeçares nga ana e ekipeve shëndetësore.

Megjithatë, vajza e vogël ndërroi jetë në spitalin e dërguar përkundër të gjitha përpjkjeve intensive për ta shpëtuar atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz