Pas vendimit të drejtorit të ri të Policisë Rashit Qalaj, që policëve të iu ndalohet shkuarja në xhami dhe kisha, ka reaguar edhe kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi.
Sipas tij kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, ngase me ligj, policët kanë të drejtë të shkojnë në xhamia dhe kisha shkruan GazetaBlic.
Ai ka thënë se deklarata e Qalajt është jo kushtetuese.
“Deklarata e drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët e Kosovës, është deklaratë kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër ligjeve në fuqi dhe kundër drejtave të njeriut.” ka thënë Kelemndi.
Reagimi i plotë
Mos i shkelni të drejtat e policëve, ka perënduar komunizmi.
Policët gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shkojnë edhe në xhamia edhe në kisha.Deklarata e drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët e Kosovës, është deklatatë kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër ligjeve në fuqi dhe kundër drejtave të njeriut.
Drejtori Qalaj duhet ta dijë se edhe në SHBA edhe në BE, policët dhe ushtarët praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare gjatë orarit të punës.
Bile ata përveç që shkojnë në xhamia dhe kisha, ata kanë edhe faltoret nëpër kampe dhe stacione policore dhe ushtarake.Drejtori Qalaj duhet ta ketë parasysh që Kosova është vend demokratik dhe jo vend komunist.
Komunizmi ka përënduar.
Policia është shtylla e shtetit të Kosovës.
Çdo shkelje e të drejtavë të policëve të Kosovës, është shkelje e shtetit të Kosovës, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.Gëzim Kelmendi