Policët nuk do të veshin më uniforma të shqyera, nënshkruhet kontrata milionëshe për uniforma të reja
dp

Lexo edheFormacioni më i mirë i Kupës së Botës bazuar në notat e lojtarëve

Pas më shumë se dy vitesh pritje, policët e Kosovës së shpejti pritet të pajisen me uniforma të reja, pasi kontrata për furnizimin me uniforma policore është nënshkruar ditë më parë dhe procesi i gjatë i tenderimit ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.

Furnizimi me uniforma të reja vjen pas një periudhe të gjatë vonesash, gjatë së cilës procesi ishte shoqëruar me ankesa, pezullime dhe rivlerësime të njëpasnjëshme, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhduan të përdorin uniforma të vjetruara dhe të dëmtuara nga përdorimi i përditshëm në terren.

Kontrata në vlerë prej 10.64 milionë eurosh parasheh furnizimin me uniforma standarde për zyrtarët policorë femra dhe meshkuj, për një periudhë 36-mujore.

Lexo edheFormacioni më i mirë i Kupës së Botës bazuar në notat e lojtarëve

Me realizimin e kësaj kontrate, pritet që zyrtarët policorë të kenë pajisje më të përshtatshme për kryerjen e detyrave të tyre, pas një pritjeje të gjatë për rinovimin e uniformave që janë pjesë e përditshmërisë së tyre në punë.
