BallinaLajmePolemika të ashpra mes Haradinajt dhe Kurtit për energjinë

Polemika të ashpra mes Haradinajt dhe Kurtit për energjinë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka polemizuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj mbi situatën e energjisë elektrike të krijuar në Kosovë.

“Kemi pikëpamje shumë të ndryshme, në mandatin e kaluar shteti ishte i  kapur dhe vazhdoj të besoj që shteti është ende i kapur, pra për mua nuk është qeveria e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra dhe zëvendësministra”, deklaroi Kurti.

“Ju e keni marrë stafetën në të njëjtin rreth dhe po thoni që e keni fanellën ndryshe. Strategjia energjetike ka ardhur në kuvend pas marrëveshjes me “Contour Global”, kjo tregon mosrespektin ndaj strategjisë që ne vet i hartuam. Duhet të bëhen ato shpronësime në Hade e Shipitullë mirëpo nuk duhet të barazohen banorët, sepse aty ka edhe zaptues të pronave për të cilët duhet të ngriten edhe aktakuza”, përfundoi Kurti.

Haradinaj i është përgjigjur Kurtit duke thënë se ka të drejtë të mos i vërejt këto ndryshime, por qytetarët e Kosovës po e shohin ndryshimin

.“Masi nuk po do m’i pa këto ndryshime, atëherë ki ndikime nga dikush”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz