Poeti shqiptar me 163 libra të botuar, publikoi 12 tituj në ditëlindjen e 75’të

Shkrimtari, Adem Zaplluzha, të premten botoi veprën e tij të 163’të, dymbëdhjetë prej të cilave i publikoi në ditëlindjen e tij të 75’të.
E për të bërë tërë këtë koleksion veprash, Zaplluzhes iu deshën 10 vjet punë e përkushtim.
“Punoj nga 10 deri në 12 orë në ditë pa e ndërpre’, tregon ai për Klan Kosovën.
“Nëse nuk jeton me poezi, mos shkruaj”, porosit ai.
I njohur nga kolegët e tij si Arusha e Bjeshkëve poetike thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet së shkruari ani pse nga kjo punë nuk ka përfitime të mëdha.
“Këtë punë e punoj sepse e kam këtë dhunti. Sa për përfitim, nuk ka. 99 për qind të krijuesve në Kosovë nuk kanë përfitime prej librave”, tha ai.
Lexo edheRita Ora flet për Kosovën në emisionin amerikan (Video)
Krijimtarinë letrare ai e ka shprehur në zhanre të ndryshme letrare.
“Të gjitha zhanret i shkruaj, pa marrë parasysh”, shtoi ai.
Adem Zaplluzha që nga viti 2007 i ka të botuara gjithsej 230 mijë vargje e 11 mijë e 850 poezi.














