BallinaLajmePodujevë: 50 vetë leshojnë Kosovën me viza pune për Kroaci

Podujevë: 50 vetë leshojnë Kosovën me viza pune për Kroaci

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Ikjet e të rinjëve kosovarë nga vendlidnja me qëllim të kërkimit të një jete më të mirë në vendet evropiane ende po vazhdojnë, transmeton Gazeta Metro.

Është rreth 50 numri qytetarëve të Podujevës të cilët në mbrëmjen e sontme kanë marrë rrugën për në Kroaci, me qëllime punësimi.

Fotografitë të cilat ka siguruar Gazeta Metro tregojnë që vetëm në mbrëmjën e sontshme një numër i madh i të rinjëve janë nisur me autobusë për Kroaci nga Podujeva.

Të njëjtit në fotografi shihen duke u përshëndetur me familjarët  e tyre, teksa nisja është bërë nga kafja ‘Europa’.

Metro ka mësuar se ata rinjë po shkojnë në Kroaci me qëllim të punësimit përmes vizes një vjeçare.

Podujeva nuk është qyteti i vetëm me numrin e madh të emigririmit të qytetarëve kosovarë, pasi javë më parë Gazeta Metro ka raportuar edhe për ikjën e rreth 50 qytetarëve të Kamenicës për në Kroaci.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 500 të rinj kanë ikur nga Kamenica, ndërsa Metro mëson se edhe 300 të tjerë do të largohen së shpejti.Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur ikje masive nga vendi ynë, kryesisht të rinj që ia mësyejnë vendeve të evropiane për një punë dhe jetë më të mirë. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz