Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Ferizaj
dp

Lexo edheMiftaraj: Nëse deputetët nuk arrijnë t’a zgjedhin Presidentin deri me 28 prill, Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike

Shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit “Volvo” me ngjyrë të gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit “Mercedes” me ngjyrë të zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.
Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik” thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edheMiftaraj: Nëse deputetët nuk arrijnë t’a zgjedhin Presidentin deri me 28 prill, Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike