back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeA po voziten veturat e familjarëve të policëve pa regjistrim?

A po voziten veturat e familjarëve të policëve pa regjistrim?

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave...

Mot me diell, temperaturat deri në 30°C

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas...

Zelensky: Ukraina gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë

Ukraina është e gatshme të furnizojë me gaz dhe...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve dhe publikimeve në media se “një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre nuk i regjistrojnë dhe nuk i sigurojnë veturat fare”.

Në reagimin dërguar mediave, Policia thotë se, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ruajtjen e integritetit të zyrtarëve policorë dhe familjarëve të tyre, “demanton deklarimet e tilla të pabaza dhe pa argumente, sepse bazuar në informacione dhe sipas verifikimeve të vazhdueshme, nuk ekzistojnë të dhëna për dyshime të tilla”.

“Gjithashtu të gjitha veprimet policore janë të bazuara në ligje dhe procedura ligjore, ndërsa sa i përket hierarkisë, PK-ja ka një strukturë unike komanduese që funksionon në tërë territorin e vendit. Po ashtu dëshirojmë të ju sigurojmë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme të resurseve njerëzore dhe logjistike për menaxhimin e trafikut, megjithëse në vazhdimësi konform trendeve bashkëkohore dhe nevojave që paraqiten jemi duke u angazhuar në avancimin e këtyre kapaciteteve përkrahë shteteve të zhvilluara”, thuhet në këtë reagim sqaruar të Policisë së Kosovës.

Institucioni i sigurisë thotë se plane operative policore gjatë viteve janë realizuar në vazhdimësi duke përfshirë edhe plane operative të veçanta për kontrollim teknik të jashtëzakonshëm ku veprime konkrete janë ndërmarrë vitin e kaluar dhe vazhdojnë të ndërmerren edhe këtë vit.

“Policia e Kosovës, edhe njëherë sqaron dhe rikonfirmon se veprimet policore në funksion të sigurisë së përgjithshme në trafik, parandalimit të aksidenteve rrugore kanë qenë të vazhdueshme dhe deri në vitin e kaluar (2016) trendi i numrit të aksidenteve me fatalitet ka qenë në rënie. Numri i aksidenteve me fatalitet, ashtu siç edhe ju kemi njoftuar në vazhdimësi përmes komunikatave dhe prononcimeve të ndryshme, ka qenë shqetësues dhe ka shënuar ngritje kryesisht gjatë muajve të verës (qershor, korrik dhe gusht 2017), ku në vendin tonë kemi pas një fluks më të madh dhe rritje të qarkullimit në trafik”, deklaron Policia.

Policia e Kosovës, bazuar në gjendjen e sigurisë në trafik, statistikave krahasuese dhe raporteve analitike, thotë se ka rritë kapacitetet e saj për parandalim të aksidenteve me plane operacionale, fushata senzibilizuese, informacione, duke përfshirë edhe krijimin e një TASK FORCE e cila parasheh masa aktive për parandalim të aksidenteve në gjithë vendin me zero tolerancë ndaj kundërvajtësve në trafik, prandaj “edhe më tej mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, bashkëpunimin me të gjithë akterët tjerë kompetentë të kësaj fushe dhe njëkohësisht duke zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, përfundon ky reagim i Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz