A po i vije fundi Trumpit?
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka bërë disa ulje-ngritje në marrjen e pushtetit. Ai madje ka ndryshuar disa herë mendimin në lidhje me shfuqizimin e Obamacare, ndjekjen e kundërshtarëve të tij politik për asnjë arsye, por edhe nëse ai duhet të shpenzojë 500 miliardë dollarë në depërtimin e miliona njerëzve.
Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, premtimet zgjedhore të Trump nuk duket se do të realizohen aq lehtë. Votuesit e tij, besonin se një miliarder që jeton në Manhattan, ka dëshirë të madhe ta pasurojë politikën, pasi ai dihet se është i suksesshëm në botën e biznesit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Gjashtë javë president i SHBA’së, Donald Trump, ka krijuar mjegullina në shumë gjëra, duke nisur nga zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, Jeff Session.
Session gënjeu nën betim në Kongres në lidhje me dyshimet me qeverinë ruse.
Lexo edheI burgosuri tenton të mbysë rojen
Për të qenë të drejtë, Jess Session ka qenë gjithmonë një djalosh i dyshimtë, ai është skeptik në ndryshimet klimatike, mirëpo gjithashtu dyshohet se ka është larguar nga puna pasi në të kaluarën kishte bërë shaka raciste.
Por, kur jeni avokati më i ri i Amerikës dhe autoriteti më i lartë në drejtësi dhe integritet moral, sigurisht që do të gënjeni nën betim. Mirëpo, Session gjithashtu ishte nën hetimin e FBI për shkak të ‘mashtrimit’ me popullin amerikanë rreth informimit të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.














