BallinaSportPo punohet për realizimin e meçit Marku – Khan, kjo përballje mund...

Po punohet për realizimin e meçit Marku – Khan, kjo përballje mund të bëhet në Tiranë, sipas promoterit Shalom

Meçi mes Florian Markut dhe Amir Khanit mund të realizohet në një të ardhme të afërt.

Promoteri i boksit nga “Sky Sports”, Ben Shalom, ka thënë se Khan dëshiron të rikthehet sërish në ring, transmeton Gazeta Express.

“Amir Khan dëshiron të luftojë përsëri, por unë mendoj se ai e pranon se tani Kell Brook nuk është alternativa e duhur për të. Njerëzit duhet të shohin se Amir është serioz, nuk është vetëm për para. Njerëzit kanë thënë se duhet të siguroheni që Amir të tërhiqet. Nuk varet nga ne nëse Amir do të luftojë apo jo me një promotor tjetër ose me ne, kjo varet nga ai. Por unë mendoj se ai ka nevojë për një luftë tjetër tani dhe Kell do të shikojë gjëra të tjera”, tha ai për “iFL TV”.

Khan së fundmi u mposht nga Brook dhe sipas Shalom, ai duhet fillimisht të ndeshet me dikë tjetër, para se të kërkoj një rimeç me Brook.

Drejtori i përgjithshëm i “Boxxer” beson se Florian Marku mund të jetë kundërshtari ideal i ardhshëm i Amir Khanit.

“Është e vështirë të dihet. Amir ishte i lënduar, ai kishte një dëmtim në shpatull, ne i kemi parë skanimet, Ai kishte dhjetë javë për t’u përgatitur. Amiri dëshiron përsëri të luftojë. Në fakt më pëlqen Florian Marku, do ta doja atë luftë. Do të shohim, e di që ai është kthyer në palestër dhe dëshiron të rikthehet”, shtoi Ben Shalom.

Ben Shalom tutje tha se Florian Markut i ka premtuar se do të organizojnë një meç të madh të tij në Shqipëri dhe sipas tij një meç në Shqipëri do të kishte kuptim për të dy boksierët.

“Ka kuptim për të dy dhe do të shohim”, tha Shalom.

Kujtojmë se Florian Marku së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit.

Menjëherë pas këtij meçi, Florian Marku e kërkoi meçin ndaj Amir Khanit.

“Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, kishte deklaruar 29-vjeçari nga Lushnja.