A po i mashtron Zara konsumatorët në Instagram?
01
Lexo edheMinistria e Infrastrukturës: Vetëm në dy rrugë ka pas nevojë për intervenime, të tjerat të kalueshme
Një lajm i rremë është shpërndarë mbrëmë nëpër rrjete sociale. Marka e njohur e veshmbathjeve “Zara” në këtë rast “Zara zyrtare Kosovë” ka shpërndarë një njoftim në instagram se 50 mijë ndjekësit e parë do të përfitojnë veshëmbathje në vlerë prej 100 eurosh nga kjo markë e njohur.
Pre e këtij lajmi të rremë kanë rënë më shumë se 26 mijë ndjekës, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa sipas një kalkulimi të thjeshtë nënkuptohet se dikush ka çelur faqe në emrin e “Zara-s” në Instagram, pasi një premtim i tillë nuk do të mund të arrihej. 50 mijë ndjekësit në rast se do të përfitonin nga 100 euro, do të duhej që Zara të paguante 5 milionë euro.
Ky njoftim ka shkaktuar habi te shumë fansa të kësaj marke, sidomos te gjinia femërore të cilat menjëherë kanë vrapur ta ndjekin “Zarën” në Instagram.

Lexo edheMinistria e Infrastrukturës: Vetëm në dy rrugë ka pas nevojë për intervenime, të tjerat të kalueshme
Nuk dihet nëse Zara e vërtetë zyrtarë është në dijeni të këtij lajmi të rremë.
