Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje, duke u përgatitur me klubin gjysmëprofesionist Uxbridge FC, ndërkohë që vazhdon heshtja rreth pezullimit të tij për doping te Chelsea.
Anësori ukrainas ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga seancat stërvitore në stadiumin “Honeycroft”, ku shihet duke ushtruar goditje të sakta drejt portës dhe lëvizje teknike me topin, shkruan Indeksonline
Mykhailo Mudryk on IG 📸 pic.twitter.com/hwRNkMlVC2
— CFC Pics (@Mohxmmad) March 2, 2026
Situata e tij mbetet e paqartë, pasi ende nuk ka një komunikim zyrtar të detajuar lidhur me ecurinë e çështjes së pezullimit.
Rikthimi në stërvitje, edhe pse në një ambient jashtë klubit londinez, shihet si një hap për të ruajtur formën fizike në pritje të zhvillimeve të mëtejshme./Indeksonline/