Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Sofje: Shfaqi një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme
dp

Lexo edheNuk e shikonin siç duhet ndeshjen, kështu i larguan pengesat tifozët e Brondbys

Ajo ka fituar medaljen e artë, kundër kampiones së botës, boksieres nga Brazili, Rebeca Santos de Lima, në kategorinë -60 kg.
“Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti. Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se “Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botër, ndërsa ky ishte edicioni i 77-të i tij.
“Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

Lexo edheNuk e shikonin siç duhet ndeshjen, kështu i larguan pengesat tifozët e Brondbys
Postimi i plotë: