Po ktheheshin nga Shkupi kur u zhdukën – Ambasada në Maqedoni flet për rastin: Nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre
dp

Lexo edheZhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre

Siç bëri të ditur ambasada për Klankosova.tv, deri në momentin e fundit të raportimit ende nuk ka informacion të saktë që lokalizon vendndodhjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre, pasi tre personat janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, kur ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.
Që nga ajo kohë, sipas familjarëve, ata nuk kanë pasur qasje në telefonë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta.
Të afërmit e kësaj familje kanë treguar se Fatmirja, e cila jeton në Gjermani, kishte arritur në aeroportin e Shkupit.

Lexo edheZhdukja e kosovarëve në Shkup, ambasada: S’ka ende informacion të saktë për lokalizimin e tyre
Vëllai i saj, Ejup Ternava, së bashku me bashkëshorten e tij, Cennet Ternavën, ishin nisur për ta marrë nga aeroporti, por që nga ai moment nuk ka pasur asnjë sinjal nga ta.
Kushdo që ka informacion për tre personat ose automjetin me të cilin kanë udhëtuar, mund të kontaktojë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.