Po kritikohet për lojë të dobët, por Serie A është më unikja në këto javët e para
dp

Lexo edheNata e parë e Ligës së Kampionëve: Real Madrid fiton me vështirësi kundër Interit – Man City triumfon në Portugali

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme dhe mbetjes prapa fuqive të tjera europiane në aspektin ekonomik, Serie A po premton një rikthim të fuqishëm sa i përket golave dhe dinamikës në fushë.
Statistikat e tri javëve të para e dëshmojnë këtë më së miri, ku kampionati italian është i vetmi nga 5 ligat kryesore në Europë që nuk ka regjistruar ende asnjë barazim pa gola (0-0), shkruan Indeksonline.
Ndryshimi është drastik në krahasim me edicionin e kaluar. Në 30 ndeshjet e para të sezonit të shkuar ishin regjistruar tri barazime 0-0 dhe vetëm 65 gola në total.

Lexo edheNata e parë e Ligës së Kampionëve: Real Madrid fiton me vështirësi kundër Interit – Man City triumfon në Portugali
Ndërkaq, ky fillim sezoni ka dhuruar plot 82 gola — shifra më e lartë e shënuar në këtë fazë që nga viti 2021.
Ky ndryshim i madh po i atribuohet edhe udhëzimeve të reja për arbitrimin të propozuara nga Orsato. Me më pak faulle të vërshëllyera dhe një rritje të kohës me lojë efektive, ndeshjet po zhvillohen me më shumë rrjedhshmëri e dinamikë, diçka që ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e rasteve dhe golave për tifozët. /IndeksOnline/