BallinaLajmePlumb në kokë vëllait në dasmën e motrës (VIDEO)

Plumb në kokë vëllait në dasmën e motrës (VIDEO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Duhej të ishte ditë e shënuar për të gjithë familjen, por një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.

Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar në kokë të vëllanë, baba të dy fëmijëve.

I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti tu mbijetojë plagëve.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe arrestoi 9 persona. Si rezultat i hetimeve u provua se ishte vëllai i viktimës ai që kishte qëlluar. Ramazan Koyun u kap së bashku me armën e krimit.

Video është shpërndarë gjerësisht në median sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz