BallinaSport“Plisat” e marrin në dorë KB Prishtinën, ky është kryetari i ri

“Plisat” e marrin në dorë KB Prishtinën, ky është kryetari i ri

Të ngjajshme

Big Mama njofton vdekjen e nënës së saj

Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big...

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Rinor Grajqevci është emëruar kryetar i KB Prishtinës.

Kryetari i “Plisave” e ka marrë këtë detyrë nga Bekë Berisha, i cili sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk mund të jetë në të njëjtën kohë deputet i Kuvendit dhe kryetar i KB Prishtinës.

Emërimi i Grajqevcit është bërë nga vet Berisha, teksa në dokumentin e siguruar nga IndeksOnline, thuhet:

“…autorizoj anëtarin e Bordit Drejtues të KB Sigal Prishtina, z. Rinor Grajqevcin, të cilin e emëroj po ashtu edhe nën-kryetar timin, që të ushtroj detyrat dhe funksionet e Kryetarit të KB Sigal Prishtina, gjatë mungesës sime. Ky autorizim ka fuqi juridike të plotë dhe është i vlefshëm deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të KB Sigal Prishtina, në përputhje me Statutin e Klubit.”

Me këtë rast, Grajqevci do të ketë të gjitha të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e plota të kryetarit të klubit.

Kjo do të bëhet në përputhje të plotë me kompetencat që rrjedhin nga neni 28 i Statutit të KB Sigal Prishtina, si dhe aktet tjera normative të klubit.

Një javë më parë, emërimi i Bekë Berishës në krye të klubit kryeqytetas hasi në pakënaqësi të madhe te tifogrupi i ekipit, të cilët kërkuan që ekipi të udhëhiqej nga tjetërkush.

Emërimi i Berishës po ashtu u ndesh me një vendim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duke sygjeruar se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet, edhe kryetari i klubit basketbollistik Prishtina pasi kjo përbën konflikt interesi.

Në mbledhjen e kryesisë së klubit në mbrëmjen e së shtunës, Berisha ofroi dorëheqjen./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz