BallinaLajmePlazhi i vetëm në Shqipëri që i ka shpëtuar shkatërrimit të dorës...

Plazhi i vetëm në Shqipëri që i ka shpëtuar shkatërrimit të dorës së njeriut

Të ngjajshme

Kapet mbi 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

Një aksion i Policisë së Kosovës i zhvilluar sot...

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale...

Deputeti i LDK’së: Në Kuvend nuk janë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot...

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

I gjendur buzë detit Adriatik, Darëzeza është një nga të fundit plazhe që u ka rezistuar ndërtimeve masive. Pylli me pisha, rëra dhe kanalet ujore që lidhen me detin përmes hidrovoreve terheqin çdo vit turistë nga Fieri dhe zonat përreth.

Në 2018, 7000 deri 10.000 turistë në ditë zgjodhen këtë destinacion për të kaluar pushimet, çka shënoi edhe rekordin e plazhit ndër vite. Prej 2 Qershorit të këtij viti sezoni është hapur në pritje të turistëve të rinj.

Po cilat janë kushtet që ofrohen për ta?! Rregullat e arta janë të vendosura që në hyrje të plazhit të Darzezës në Fier, por le te shohim sesa prej tyre zbatohen.
Përgjatë vijës bregdetare kullat e vrojtimit mungojnë. Nuk ka as banjo publike, dushe apo kabina të zhveshjes. Megjithatë pushuesit besnike ndodhen aty.

“Plazhi është shumë i mirë, por të kishte më shumë investime”.

“Duhet të ketë banja publike dhe vrojtues plazhi”.

Bashkia premton se situata do të ndryshojë.

“Kullat e vrojtimit do të vendosen ne fundjavën që jemi dhe fillojmë punën rojet e plazhit, sa i përket plazheve publike. Për plazhet private Bashkia e Fierit është duke lidhur kontratat. Kemi për çdo plazh 2 roje plazhi, dy vrojtues, 2 për paraditen, 2 për pasditen. Aktualisht kemi në shqyrtim 7 kontrata për Darzezën, 7 për Semanin dhe 3 për Pishporon. Do të këtë vit 24 ore qendër shëndetësore, por edhe pajisjen me rojet e plazhit”, shprehet zv/kryetarja e Bashkisë së Fierit, Enkelejda Peshkëpia.

Bashkia e Fierit po përgatit një masterplan për ta kthyer këtë zonë të virgjër në një atraksion turistik. Në 26 km e vijës bregdetare që përfshin plazhin e Darzezës, Semanit dhe Pishporos, po kryhet studimi i investimeve për infrastrukturën, energjinë, rrugët, dhe gjithccka tjetër që synon zhvillimin e kësaj zone dhe rritjen e numrit të turistëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz