back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaShqiptarePlazhet më të pastra e më të ndotura në Shqipëri – FOTO

Plazhet më të pastra e më të ndotura në Shqipëri – FOTO

Të ngjajshme

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Studimi i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit i rendit plazhet shqiptare ndër të fundit në Europë për nga cilësia e ujit.

Për 2017-ten, vlerësimi “shkëlqyeshëm” i jepet 54.9% te plazheve tona me ujë të një cilësie të padiskutueshme, çka bën që në renditjen e kësaj agjencie, vendi ynë arrin të lërë pas vetëm Rumaninë dhe Bullgarinë.

Ndër më të mirët janë Malta, Qiproja e Greqia. 84 % është niveli i zonave me ujë të një cilësie që mund të konsiderohet e mjaftueshme dhe 11,8% ato me ujë jo të pastër. Përfundimet e studimit shoqërohen edhe me grafikë sqarues dhe një hartë ku me ngjyre të kuqe janë shënuar plazhet më të ndotura që marrin notën dobët, me blu plazhet që marrin vlerësimin shkëlqyeshëm, me të gjelbër ato që mbërrijnë tek mjaftueshëm.

Plazhet problematike me të kuqe në hartë i korrespondojnë disa zonave në Durrës, Vlorë e Sarandë. 12 plazhet e renditura në raport si me cilësi jo të kënaqshme uji janë sidoqoftë një më pak se në 2016-tën dhe vihen re përmirësime të dukshme krahasuar me 2015-ten.

Monitorimi i ujit realizohet duke marrë një kampion përpara nisjes së sezonit veror e paskësaj të paktën 4 kampionë gjatë periudhës kur plazhet mbushen me pushues.

Analizat bëhen mbi bazën e dy parametrave mikrobiologjike, bakteret “Escherichia coli” dhe “enterecoccus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz