back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePlatforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Të ngjajshme

Kurti: Kosova po ndërton elitën e saj shkencore, 23 medalje në Olimpiadën NEO në SHBA

Nxënësit e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm...

Cluji i shqiptarëve, zyrtarizon rikthimin e Zejnullahut

Mesfushori kosovar, Rion Zejnullahu bëhet me klub të ri. 22-vjeçari,...

Komuna e Prishtinës i jep lejen platformës qytetare “Liria ka emër” për marshin e 17 shkurtit

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka siguruar lejen zyrtare...

Premierë e jashtëzakonshme e “Shame and Money” në Sundance Film Festival

Filmi i regjisorit Visar Morina, “Shame and Money (Shaban...

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Marshi do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.

Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve të Prishtina dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vite.

Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

Të Fundit

Sport

ShowBiz