back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptarePlaka kosovare që po mashtron shtetin e Austrisë

Plaka kosovare që po mashtron shtetin e Austrisë

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...
- Advertisement -

Policia në qarkun Murtal të Austrisë ka zbuluar një rast të mashtrimit masiv të ndihmave sociale nga një familje kosovare. Sipas policisë, familja, nga viti 2011 deri tash ka përfituar pa të drejtë nga shteti, 80 mijë euro, shkruan heute.at dhe shumica e mediave austriake sot.

Nëna 79 vjeçe e dy djemve, 41 dhe 52 vjeçarë ka marrë mbështetje financiare për të paguar banimin dhe sigurimin ndërsa dy bijtë, paratë e papunësisë dhe ato të sigurimit shëndetësor.

Policia prej një kohe të gjatë ka zhvilluar hetime ndaj kësaj familjeje. Siç është konstatuar, gruaja 79 vjeçare ka pasur të drejtë qëndrimi në Austri vetëm pasi që dy djemtë e saj janë deklaruar se garantojnë financiarisht për të, transmeton albinfo.ch. Përkundër kësaj, ajo, në vitin 2011 kishte bërë kërkesë për “sigurimin minimal”, një lloj ndihme sociale për nevoja të veçanta. Veç kësaj, ajo ishte e paraqitur zyrtarisht në një banesë në Zeltweg, ku në të vërtetë nuk banonte ndërsa për të paguar banesën në fjalë ajo merrte ndihma materiale nga shteti.

Nga ana tjetër dy djemtë të cilët, sipas policisë  “duket se” kanë shtetësi të dyfishtë, austriake dhe kosovare kanë përfituar nga fondi i të papunëve dhe ai shëndetësor, ndërkohë që nuk i kanë paraqitur qëndrimet e tyre të gjata në Kosovë. Sipas disa mediave, familjarët në fjalë “qëndronin në Kosovë dhe merrnin ndihmat sociale në Austri”.

Ndaj të treve është bërë kallzim penal nga Prokuroria Publike në Loeben.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz