Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati
dp

Lexo edheDy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj

Një person është plagosur mbrëmë në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ka bërë të ditur sot policia.
Ai më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari është arratisur. Policia tha se gjeti tri gëzhoja të plumbave në vendngjarje.
Rasti u cilësia si “vrasje në tentativë”.

Lexo edheDy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj
“Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 31.07.2026 – 23:25. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.