BallinaLajmePlagoset këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku

Plagoset këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Të shtëna me armë pati mbrëmjen e sotme në Veternik. Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një person.

Sipas burimeve të Indeksonline personi i plagosur është anëtari i Nismës, apo këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Të njëjtat burime kanë theksuar se Maloku është plagosur para shtëpisë së tij.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku është theksuar se i plagosur është transportuar në drejtim të QKUK-së dhe gjendja shëndetësorë është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kelani për Indeksonline.

Tutje ai shtoi se sipas informacioneve sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet policore janë duke kryer hetimet intesive, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuar/ve. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, tha Kelani./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz